SHOQATA "KRAJA" MBAN PIKNIKUN VEROR 2019Në Parkun Natyror “Craigmeur Recreation Complex” në Green Pond Rd Newfoundland, New Jersey, më 9 Qershor 2019, nën organizimin e Shoqatës "Kraja" u mbajti piknikun veror i komunitetit krajan. Edhe kësaj radhe pikniku u mbajt në të njëjtin park si një vit më parë.Interesimi i pjesmarrësve në këtë piknik ishte i lartë dhe që në orët e hershme të mëngjesit, krajanët u nisën drejtë parku. Udhëtonin nga zonat e ndryshme të New Yorkut, New Jersey, Pennsylvania, etj.,Ishte një ditë e bukur me diell, ku krajanët ishin tubura në këtë piknik, që me pjesmarrjen e tyre masive, treguan se ato e duan natyren dhe evenimentet e tilla ku me ketë rast i dhanë një përkhaje të madhe edhe shoqatës së tyre, e cila vite më radhë organizon tubime të tillë për komunitetit që ajo përfaqëson. Gjatë tërë ditë, ku dominoi ditë e bukur me diell, ishte shumë e përshtatshme që pjestarët e komunitetit krajan të kalonin një ditë pushimi në një ambient të bukur natyror duke u argëtuar në mënyra të ndryshme, si me lojra sportive, futboll, volejboll, basketboll, tenis, etj..Ky piknik përveç që solli argëtim të të pranishmëve, kalim të një dite të bukur në natyrë, ai përveç tjerash solli edhe biseda të ndryshme apo thënë ndryshe takim me ndonjë mik, shok, shoqe ku disa nga ato nuk janë parë për një kohë të gjatë në mes vedi. Kudo i shihje në grupe duke kuvenduar, duke buzqeshur dhe po të kaloje pranë tyre, ndëgjoje duke u ç'mallur me kujtimet nga vendlindja por edhe duke thënë fjalë të mira për shoqatën, për organizimin e piknikut.Po ashtu të pranishmit në këtë piknik patën mundësi të argëtohen edhe me muzikë, ku DJ-Mirsad Gjina ishte i palodhshëm në këtë fushë, duke krijuar një atmosferë vërtet festive e që duhet theksuar se një përshtypje të madhe për të pranishmit lanë grupi i valltarëve të Shoqatës “Kraja”, të rinj dhe të reja të cilët vallëzuan vallet e bukura shqiptare. Nuk u ndalen duartrokitjet dhe brohoritjet me këtë rast, sepse çdo komunitet, çdo prind e çdo shqiptar ndien një kënaqësi aq të madhe kur sheh të rinj, fëmijët e vet, fëmijët shqiptarë, fëmijët e të ardhmes së kombit tonë të jenë aq entuziast në ruajtjen e traditave të veta shqiptare.
Gjatë tërë ditës aktivistët e Shoqatës “Kraja” shërbyen ushqime falas për të pranishmit. Me këtë rast duhet falenderuar sponzorët kryesor të piknikut, ku disa prej tyre me anë të bizneseve të veta dhe disa individ të tjerë mundësuan blerjen e ushqimeve për këtë piknik. Falenderim të veçantë duhet dhënë këtyre pronarëve krajanë të bizneseve:
“Unique iron Work”-zotri Skender Popin
“Kanaqi painting & renovation”-zotri Sami Kanaqin
“Tuscan Table”-zotëri Xhevat Koliqin
“Franks Pizza”-zotëri Bahri Vuka
“Tomatto Garden”-zotëri Ilmi Milla
“Famous Rays Pizza”-zotërinjt vllëzërit Agim dhe Lulzim Cana
“Roman Pizza”-zotëri Haki Hoxha
“Everything Bagle and Deli” – zoteri Vedat Gjençiqi
Poashtu një falenderim të veçantë Shoqata “Kraja” shpreh edhe për sponzorët-individët e tjerë që sponzoruan në këtë piknik:
Reshit Gjina $300
Hajredin Gjina$100
Xhevat Demiri $300
Hasije Demiri $100
Samih Kanaqi $200
Skender Popi $500
Hamid Alaj $200
Rexhep Boci $200
Dul Perashi $200
Brahim Demiri $100
Shaban Subashi $300
Nefail Perashi $200
Po ashtu një falenderim të veçantë duhet përcjellur edhe tek ato bija krajane që me duart e tyre të arta, mundësuan që në këtë piknik të kemi edhe ëmbëlsirat e përgadituar nga ato. Falenderimi nga ana e Shoqatës “Kraja” shkon për:
Suzy Suada Marisenoj- Khalaf,
Teuta Markashi-Peraj,
Fatmira Curaj,
Albina Vela,
Zile Vela,
Nadia Hoxha,
Sanije Koliqi,
Nadire Demiri,
Nebije Perashi,
Ganimete Perashi.
Nuk duhet lënë anash pa thënë se në këtë piknik pati edhe antarë të rinj të regjistruar. Përpos antarëve në mesin e tyre pati edhe donatorë që njëkohësisht ndihmojnë shoqatën, përveç me antarsi edhe me donacionet e tyre. Pa hezituar edhe për këto individ Shoqata “Kraja” shpreh falenderimin e saj të veçantë gjithë atyre që arritën të regjistrohen si antarë dhe si donatorë për gjatë ditës së piknikut. Ato janë:
SKJE
1.-Asllan Pera
2.-Shyqyri Lubani
3.-Bahri Demiri
4.-Brahim Demiri
ARBNESH
1.-Vedat Gjençiqi
2.-Naser Popi
3.-Baki Gjeçbritaj
OSTROSI I MADH
1.-Smajl Gjenashi
2.-Veli Cura
3.-Dul Boli
4.-Fadil Markashi
5.-Zaim Cura
6.-Caf Boli
7.-Zaim Gerdoçi
8.-Safet Gjenashi
OSTROSI I VOGËL
1.-Fadil Subrahimi
2.-Zenel Ceka
3.-Senad Kanaqi
4.-Fadil Nikezi
5.-Rifat Nikezi
6.-Qamil Ceka
7.-Brahim Ceka
8.-Xhemal Ceka
MARTIQ
1.-Imer Hoxha
2.-Urim Marku
BOBOSHT
1.-Beqir Demiri (Blac
2.-Milazim Duraku)
3.-Skender Subashi
4.-Afrim Aruçi
KËSHTENJË
1.-Selatin Vukaj
2.-Almir Draga
3.-Ilmi Milla
4.-Dashamir Koliqi
FTJAN
1.-Agim Muja
2.-Imer Muja
3.-Enver Gjina
MURIQ
1.-Ramadan Ramushi
2.-Murat Vela
3.-Hajredin Xhaferi
4.-Hamz Hoxha
5.-Safet Vela
6.-Ali Vela
7.-Hasan Vela
Vlen të theksohet se në mesin e të pranishmëve në këtë piknik ka pasur edhe antarë të rinj të cilët paguan antarsinë për vitin 2020, dhe ato ishin:
1.-Sulejman Vela dhe
2.-Baki Gjeçbritaj
Lista e donatorëve në këtë piknik është siç vijon:
1.-Rosemary Suffredini $50
2.-Hamz Hoxha $100
3.-Brahim Demiri $100
4.-Fadil Markashi $100
5.-Rasim Demiri (Blac) $200
6.-Skender Subashi $200
7.-Xhelal Lekperi $100
8.-Mirsad Kovaçi $100
Një interesim i madh për të pranishmit padyshim se ishte loja e futbollit. U zhvillua turniri në futboll ndërmjet lagjeve (mahallëve) të Krajës, këtu në diasporë, traditë kjo e trashëguar nga vendlinja jonë-Krajë. Për rreth fushës u grumbulluan një numr i madh pjesmarrësish për të ndjekur ndeshjet e futbollit. Si njëra po ashtu edhe tjetra ekip tregonin lojë të bukur, me diciplinë të nivelit të duhur, duke respektuar lojën në fushë, si dhe kundërshtarin përballë njëra tjetrës. Gjithsejt u paraqiten 8 ekipe futbolli të ndarë në dy grupe.
Grupi i parë (I)
1.-Skjeja
2.-Martiqi
3.-Boboshti
4.-Arbneshi
Grupi i dytë (II)
1.-Muriqi
2.-Ostrosi
3.-Brisku
4.-Ftjani
Rezulltatet e ndeshjeve janë këto:
1.-Skjeja – Boboshti 1:3
2.-Martiqi – Arbneshi 2:0
3.-Skjeja – Martiqi 0:0
4.-Boboshti – Arbneshi 3:1
5.-Skjeja – Arbneshi 0:1
6.-Martiqi – Boboshti 4:2
7.-Muriqi – Ostrosi 0:1
8.-Brisku – Ftjani 0:0
9.-Muriqi – Brisku 0:1
10.-Ostrosi – Ftjani 0:1
11.-Muriqi – ftjani 0:2
12.-Ostrosi – Brisku 0:0
Kualifikimi:
Grupi I
1.-Martiqi
2.-Boboshti
Grupi II
1.-Brisku
2.-Ftjani
Gjysëmfinalja:
1.-Boboshti – Brisku 1:3
2.-Martiqi – Ftjani 2:0
Finalja:
Martiqi – Brisku 0:0 (pen. 3:1)
Fitues i turneut në këtë piknik u shpall ekipi i Martiqit.
Nuk duhet lënë pa cekur se organizimi dhe mbajtja e evenimenteve të tilla, apo thënë ndryshe i takimeve të tilla, siç është pikniku, kanë një rëndësi të madhe për komunitetit krajan, në rend të parë në kultivimin dhe përforcimin e mardhënieve në mes vedi të pjetarëve të komunitetit, kultivimi dhe përforcimi i mardhënieve në mes fëmijëve si dhe bartja, treshëgimia dhe ruajtja e traditave të trevës këtu në diasporë.
Në fund të këtij shkrimi nuk na mbetet të themi më tepër, po Shoqata “Kraja” falenderon edhe udhëheqësin e ngushtë dhe këshilltarët e saj, të cilët treguan një pjekuri të duhur në organizimin e evenimenteve të tilla, si gjithmonë me punën e tyre të pa lodhshme dhe të mrekullueshme të cilët kur do herë janë të gatshëm në shërbim të komunitetit që shoqata përfaqëson.
Comments