
Shkolla Shqipe - "Mëso Shqip"
Shkolla shqipe "Mëso Shqip" e hapur vitet e fundit ne Staten Island, gjegjësisht në Prill të vitit 2022 ka me shume se 150 nxënës te regjistruar të cilët kanë mundësi të ndjekin orë të gjuhës shqipe, vallëzime tradicionale dhe këngë burimore shqiptare.
Ajo u ngrit me kontributin e dy shoqatave: Shoqatës Kraja dhe Shoqatës Ana e Malit, si dhe me përkrajen e
prindërve, mësuesve dhe anëtarët e te trija shoqatave që jetojnë e veprojnë në Diasporë.
Shkolla shqipe "Mëso shqip" kur nisi rrugëtimin e saj, në vitin e parë arriti të regjistroj 50 nxënës ndërsa sot ajo numëron mbi 150 nxënës. E gjithë kjo punë kaq e madhe u realizua duke falenderuar mësueset, kordinatoret e 3 shoqatave:Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini, biznesmenve të suksesshem, si dhe prindërve vullnetar që gjithmonë gienden pranë nesh për të ndihmuar në çdo aktivitet që shkolla realizon.
Me dëshirën dhe perkushtimin qe i karakterizon, stafi i mësueseve dhe kujdestareve vullnetare te kësaj shkolle, keto dy vite u organizuan edhe festa të shumta si ato për: Fundvitin Shkollor, Festën e Flamurit, Pavarësinë e Kosovës, Ditën e Nënës, Piknikun Vjetor etj.
Edhe në vitet në vazhdim shpresojmë që kjo shkollë të funksionoj sa më mire dhe të ketë jetëgjatësi sa më të madhe.
Mësuesit në Shkollën Shqipe

Arlinda Sukaliq
Mësuese e Gjuhës Shqipe
Arlinda Sukaliq është mësuese e ciklit të ulët e cila përfundoi Fakultetin e Edukimit në Prishtinë dhe punoj për 10 vite në vendlindje në shkollën "Marko Nuculloviq" në Shtoj.
Tani më së dy vite ajo u shpërngul në New York ku punon si mësuse asistente në shkollën fillore PS 58 në Staten Island dhe të dielave është mësuese në shkollen shqipe "Mëso Shqip" në Staten Island, ku jep kontributin e saj si mësimdhënëse për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar.

Merita Gjokaj
Mësuese e Gjuhës Shqipe
Merita Gjokaj është mësuese e mësimit klasor. Ajo ka diplomuar ne Fakultetin e Prishtinës me shpërblimin “Studente e dalluar’’ ku edhe e mori titullin “Profesoreshë e mësimit klasor’’.Merita karrierën e saj e filloj në vendlindje ku punoi simësuese në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz,dhe në shkollën “29 Nëntori” në Dinoshë. Ajo është shpërngulur në Amerikë, ku dhe po vazhdon karrierën e saj duke punuar si mësuese asistente ne shkollën“Tottenville HS’’ në Staten Island dhe si mësuese në shkollën“Mëso Shqip”. Merita gjithmon ka dhënë ,dhe do të vazhdoj të jap maksimumin që të ndihmoj , kontribuojë për popullin Shqiptarë që ta ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre.

Sebastjan Tinaj
Mësues i vallëzimit tradicional
Sebastjan Tinaj, lindur dhe rritur në Vermosh të Malësisë së Madhe, shprehet përmes artit të kërcimit. Pasi filloi udhëtimin e tij të kërcimit në moshën shtatë vjeçare, Sebastjan ka përfunduar disa shkollime në vendlindje dhe tani planifikon të vazhdojë arsimimin e tij në Nju Jork. Gjashtë vjet më parë, ai krijoi grupin e tij të kërcimit ku u mëson të tjerëve artin e kërcimit, duke ndarë pasionin e tij me ta. Sebastjan është i përkushtuar për të vazhduar karrierën e tij në kërcim dhe synon ta bëjë grupin e tij të suksesshëm për shumë vite në vijim.

Ilsi Ademi
Mësues i këngëve burimore shqiptare
Ilsi Ademi ka lindur dhe është rritur në Shkodër, Shqipëri ndërsa jeton në NY që nga viti 2018.
Ai ka filluar të këndojë që në moshën 10-vjeçare. Ka mbaruar shkollën e mesme në Shkodër për diplomën e zërit dhe ka fituar shumë çmime. Në vitin 2012, në X-Factor Albania ka arritur në top-4 me grupin e tij "Classic Boys".
Atij i pëlqen të punoj me fëmijët sepse e di se çfarë do të thotë të fillosh nga fillimi dhe të ndihmohesh nga mësuesit më të mirë dhe të përfundosh më të mirët. Ai është i lumtur që në grupet që ka, komuniteti shqiptar së shpejti do të ketë artistin e tij të ri superstar.














