Hamid AlajUdhëheqësia e Shoqata Atdhetare "Kraja", duke u mbështetur në rregulloren e Shoqatës në fjalë, që nga formimi i saj (26 Janar 1992) e deri më sot e këndej parasheh që në bazë të këtij informacioni të bëjë me dije komunitetin e saj dhe atë shqiptarë në përgjithësi, se çka përfaqëson kjo shoqatë e një kominitetit shqiptaro-krajanë, komunitet i cili jeton dhe vepron në Sh.B.A., konkretisht në New York me rrethinë.Besoj se do të gjeni pak kohë që të njiheni sa do pak rreth SH.A. "Kraja", me përmbajtjen e këtij informacioni të drejtuar komunitetit krajan me anë të shoqatës ku ato janë të bashkuar, shoqatë e cila fillon veprimtarinë e saj në New York, që nga Korriku i vitit 1991.SH.A. "Kraja", është një shoqatë kulturore-humanitare që u formua me iniciativen e një grupi të bashkuar të bashkatdhetarëve të komunitetit krajan, nga treva e Krajës me vendbanim në New York me rrethinë. Pa lënë anash duhet thënë se SH.A. "Kraja" u formua në mënyrë vullnetare nga ai grup krajan me qëllim që të bëjë promovimin e ndjenjave kombëtare si dhe nëpërmjet bashkimit vullnetmirë të rritet përgjegjësia e çdo antari dhe simpatizanti të saj, për të vu aftësitë e tyre në shërbim të traditës, kulturës dhe historisë shekullore, të trevës së Krajës autoktone shqiptare dhe për t'i shërbye me sinqeritet dhe efikasitet më të madh të sotmes dhe të ardhmes së saj. Kjo bënë efikase qëllimin që shoqata të shërbejë si ndërlidhje në mes të antarëve të vet dhe të promovojë interesat e përbashkëta të tyre. Ajo është shoqatë jo profitabile, jo partiake, jo qeveritare dhe jo fetare, e themeluar me vullnet të lirë dhe të mirë nga fshatarët e trevës së Krajës, për qëllime humanitare dhe bamirëse. Nuk duhet lënë anash pa theksuar se SH.A. "Kraja" ka për qëllim të mbrojë interesat e bashkëfshatarëve të komunitetit që ajo përfaqëson, qëllime këto të cilat mund të arrihen nëpërmjet, aktiviteteve kulturore-artistike, garave sportive, planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve humanitare dhe bamirëse etj., të gjitha këto si urë lidhëse ndërmjet bashkëfshatarëve të trevës së Krajës.SH.A. "Kraja", në New York me degën e saj në Krajë ka për qëllim që nëpërmjet saj të bëhet organizimi i mundshëm i veprimtarive të përbashkëta të komunitetit krajan në shërbim të çështjes së trevës së Krajës, trevë prej nga ato vijnë, si dhe në shërbim të çështjes kombëtare në përgjithësi, për t'u parapri zhvillimeve të kohës. Kjo shoqatë u formua për të çuar përpara ndërlidhjet e mira në të gjitha komunitetet, si atij shqiptarë dhe komuniteteve të tjera ku popullsia e trevës së Krajës jeton në New York me rrethinë.Krijuesit e SH.A. "Kraja" si dhe vazhduesit e mbajtjes së saj ende aktive, e kanë parë krijimin dhe ende e shohin të nevojshme vazhdimin e aktiviteteve të saja shumë të domosdoshme dhe mjaft madhore nga shumë faktorë kryesorë, siç bie fjala: të njohë, studioje, dhe të mbaje gjallë kulturën, treditën, folklorin e krajanëve, të ngrejë në një nivel të lartë ndjenjat atdhetare në tërësi e sidomos ndërmjet krajanëve në veçanti. Kjo doli dhe u pa e nevojshme sepse pjesa më e madhe e banorëve të trevës së Krajës tash e shumë vite jetojnë në shumë vende të botës e sidomos pjesa dërmuese e tyre në Sh.B.A., konkretisht në New York me rrethinë, të cilët kishin dhe kanë në nevojë të takohen njëri me tjetrin dhe të shpalosin kujtimet nga fshatrat e tyre. Por kjo nuk do të thotë se krajanët e kanë harruar vendin e vet. Ata kthehen herë pas here në vendlindjen e tyre aty ku kanë të parët e tyre, ku pushojnë në verë në ajrin e pastër të fshatrave, maleve, fushave dhe brigjeve të liqenit, ku shumica prej tyre kaluan vitet më të bukura të jetës së vet.Nuk duhet të hedhim anash pa thënë se të gjithë udhëqësit e SH.A. "Kraja", jemi të vetëdijshëm se shoqata jonë për shkaqe të rrethanave të ndryshme subjektive dhe objektive ka ndier mungesat e veta në realizimin e pikave diskutuese. Mirëpo, kanë ekzistuar dhe skzistojnë edhe kritika nga jashtë drejtuar në adresë të Shoqatës, kritika të cilat i pranojmë dhe i marrim parasysh, andaj ndihet nevoja që të gjithë së bashku të mblidhemi, të përmirësojmë dhe forcojmë Shoqatën në drejtim të afrimit më të madh të krajanëve, në mënyrë që jeta jonë të bëhet më interesante dhe më bashkohore.Nga të gjitha këto që u cekën më lartë, të gjitha duhet të jenë në përputhje me komunitetin ku mund të bëhen ndryshime apo mund të shtohen edhe detyra të nevojshme duke qenë në pajtueshmëri me Regulloren e SH.A. "Kraja", andaj e gjithë kjo argumenton tezen se SH.A. "Kraja" është një nocion që sheh progresivitet brenda komunitetit që ajo përfaqëson. Prandaj, e ardhmja e saj është e ndritshme, ku të gjithë krajanët shikojnë përpara për të qenë pjesë e ndritshme e shoqërisë ku jetojnë.Shoqata "Kraja", New York, KrajëKryetari: Hamid Alaj
Comments