top of page

Delegacioni i Shoqatës "Kraja" zhvilluan një takim me nënkryetarin e komunës se Tivarit z. Radomir..


Delegacioni i Shoqatës “Kraja” në përbërje Dul Perashi – Kryetar, Hysen Kraja – Nënkryetar si dhe këshilltarët Ahmet Vela, Safet Doçi dhe Shyqyri Braca zhvilluan një takim me nënkryetarin e komunës se Tivarit zotri Radomir N. Cakan.


Në këtë takimim u diskutua per situaten aktuale në Krajë më theks të veçantë në : Ngjarjet e fundit ne Rumi, hapja e pikës doganore Skje-Zogaj, ujsjellsi, papunsia, rikonstruktuimi i qendërs së Ostrosit, modernizimi i rrugës kryesore por edhe atyre lokale, zhvillimi i turizmit, buxheti,  subvensionet buqsore dhe ndalimi i praktikave të vjetra diskriminuese ndaj Krajës nga komuna e Tivarit.

Gjatë tri dekadave të fundit komuna e Tivarit ka lënë pas dore Krajën, gjë që ka rezultur  negativisht në zhvillimin ekonomik dhe i ka kontribur shpernguljes masovike të kranjanve nga vendlindja e tyre.

Kerkuam nga Zoti Cakan që kto praktika diskriminuese të ndalen menjëher dhe komuna e Tivarit të filloj ti trajtoj qytetaret e vet pa dallime fetare e etnike.


Pas që ndegjoj kërkesat tona Zoti Cakan na falenderoj për ftesen dhe na përgzoj për punen dhe vemendjen që i kushtojmë vendlindjes.

Aij tha se i takon një rryme te re politikanesh një rrym progresive që punon për të gjith qytetaret pa dallim feje apo etnije.

Un i ndegjova problemet dhe shqetsimet tuaja dhe solidarizohem me ju. Fatkeqsisht të gjitha kto probleme janë rezultat I një politike të vjeter ne Mal të Zi që i ka rrenjet thellë edhe sotë.

Dua të ju siguroj se zyra ime do të jetë gjithmonë e hapur per të gjith ata që kanë shqetsime e probleme dhe besoj se më  dialog dhe mirkuptim do të zgjedhim shum probleme qe u parashtruan ktu sonte.

Shum çështje kerkojnë punë dhe angazhim maksimal prandaj u bëj thirrje kranjanve e sidomos rinisë se shkolluar le të trokasin në zyren time e let të fillojmë punë për ringjalljen e Krajës. Asgjë nuk do të arrihet brenda ditës por më rendesi është që kto procese të fillojnë sa më parë prefundoj zoti Cakan.

8 views0 comments
bottom of page