top of page

Vazhdojnë punimet në aksionin humanitar të ndërtimit të shtëpisë së Brahim Alisë



Njoftim për publikun mbi aksionin humanitar të nërtimit të shtëpisë së

Brahim Alisë nga lagja Lekperaj

14 Mars 2017 Shoqata "Kraja"  informonë publikun e gjërë që punimet në aksionin humanitar të ndërtimit të shtëpisë së Brahim Alisë nga fshati Arbnesh, lagja Lekperaj vazhdojnë me sukses dhe me shpejtsi duke u mos lënë anash kualiteti i ndërtimtarisë. Deri tani ka perfunduar murosja me bllok dhe ka filluar ndërtimi i çatisë ku së shpejti do të fillohet edhe me vendosjen e tjegullave. Suksesi i deritanishëm i këtijë aksioni humanitar është bërë i mundur nga një bashkpunim i mirëfillt ndërmjet vendlindjes dhe diasporës, ku të dyja palët punuan me një vullnet dhe sinqeritet të madhë. Shoqata "Kraja" falemenderon të gjitha plalët pjesëmarrëse në këtë aksion humanitar, posaçerisht Shoqatën e Pensionerave të Krajës me kryetar Bajram Doda, Bashksinë Vendore me kryetar Vehbi Doda, degën e Shoqatës "Kraja" në vendlindje me kryetare Medina Cura dhe këshilltar Gzim Ardolli, antarët e këshillit ekzekutiv Dr. Ismail Doda dhe Zija Kovaçi, Fotografistin Zija Maxhuri si dhe sipërmarrësin në ndërtimin e shtëpisë Selatin Gjeloshin.   Falemenderim i posaçem për të gjithë donatorët që e bënë të mundur këtë aksion humanitar. Në një darkë të shtruar nga sipërmarrësi Sealtin Gjeloshi në Hotelin Mediteran


Këshilli i përbashkët morri vendimin që punët jashtë shtëpisë që janë, ndërtimi i saranxhës, betonimi i 74 metra rrugë, murin rrethues dhe gropa septike do të bëhet me puntorë nga Kraja nën mbikqyrjen dhe organizimin e Gzim Ardollit (Fotoja më poshtë).




0 views0 comments

Comments


bottom of page