top of page

Vendoset tabela turistike në Brajshë, pjesë e planprogramit për zhvillimin e turizmit në Krajë


Para pak ditësh u bë vendosja e një tabele informuese/ turistike për zonën e Krajës me fotografi që promovojnë bukurinë, traditën dhe historinë e trevës tonë. Tabela ka për qëllim që të shtyj turistat të vizitojnë Krajën, të njihen me bukuritë e saja, me historinë dhe monumentet historike, gjë që besojmë se asnjë turist nuk do të zhgënjehet. Vëndosja e tabelave turistike është pjesë nga planprogrami i Shoqatës Kraja në bashkpunim me degën në Krajë dhe grupin rinor pë zhvillimin e turizmit në Krajë. Tablela në Brajshë është e para në rradhën e disa tabelave të planifikuara për instolim, së shpejti do të bëhet vëndosja e tabelave në Shtegvashë, Ostros dhe Muriq. Vendosja e tabelës u realizua në bashkpunim me Komunënën e Ulqinit, Kryetarin e Komunës z. Nazif Cungu dhe persona të tjerë kranjanë që jetojnë në Ulqin, të cilët shprehim rastin ti falenderojmë publikisht për mbështetjen që na kanë dhënë.







3 views0 comments

Comentários


bottom of page