SQARIM-NJOFTIM PËR BASHKVENDASIT DHE OPINIONIN E GJËRË
Të nderuar bashkvendas dhe i gjithë opinioni i gjërë, sqarojmë dhe ju bëjmë me dije se Udhëheqësia dhe Këshilli i Përgjithshëm i SH. A. "Kraja, në mbledhjen e saj të mbajtur më parë, datë: 9/10/2016, në njëren nga pikat e rendit të ditës (Nr: 3-Të ndryshme) pati si diskutim një ndërhyrje të vogël të ndryshimit të emrit të SH. A. "Kraja", në Shoqata "Kraja" (Kraja Association Inc.). Ky propozim u shqyrtua nga Udhëheqësia e ngushtë dhe Këshilli i Përgjithshëm i SH. A. "Kraja" dhe u hodhë në votim, ku me votë të përgjithshme nga 12 pjesmarrës votuan pro 11 Këshilltarë dhe kundër 1 Këshilltarë për këtë ndërhyrje të vogël të ndryshimit të emrit të SH. A. " Kraja" në Shoqata "Kraja".
Nga kjo datë (9/10/2016) ky ndryshim hynë në fuqi menjëherë dhe Shoqata jonë do të quhet Shoqata "Kraja"-Kraja Association Inc. Ju bëjmë me dije se brenda kornizave, qëllimit dhe funksionimit të Shoqatës nuk ndryshon asgjë. Qëllimi i ndryshimit të emrit qëndron aty se me emrin e mëparshëm nuk kemi pasur mundësi të bëjmë regjistrimin e Shoqatës sipas ligjeve që funksionojnë në shtetin e New Yorkut si dhe ligjeve Federative, ku njëkohësisht pa kryer procedurat e thëna, ka qenë e pamundur që të merren dokumentat përkatëse për Shoqatën tonë dhe njëkohësisht krahas kësaj ka qenë e pamundur që të hapet numri i xhirollogarisë bankare (account number). Qëllimi pse nuk jeni njoftuar deri më tani qëndron aty se Shoqata nuk ka qenë e regjistruar në të gjitha organet kompetente, deri më tani. Ju falenderojmë për mirëkuptim. Këshilli i Përgjithshëm i Shoqatës "Kraja" Kryetari: Hamid Alaj
Comentarios