SHOQATA KRAJA
NEW YORK
SQARIM MBI IDENË DHE PLANIFIKIMIN E NDËRTIMIT TË
OBIJEKTIT KULTUROR NË KRAJË
Shoqata Kraja është formuar në vitin 1992 si pëgjigje ndaj krizës së luftës në vendlindje. Me kalimin e kohës, problemet ndyshuan dhe me atë ndryshoi edhe prioriteti i Shoqatës. Konsesnsusi i Këshilltarëve të Shoqatës është se problem kryesor në diasporë kanë asimilimin dhe për këtë kanë marrë iniciativen për rritjen e aktiviteteve kulturore dhe sportive me qëllim të afrimit me njëri tjetrin dhe ruajtjen e traditës.
Sa i përket vendlindjes Shoqata problem kryesor sheh krizen ekonomike që është rrënj i të gjitha problemove tjera si atyre politike po ashtu edhe atyre sociale. Në lidhje me këtë Këshilli i Shoqatës ka marrë disa hapa me qëllim humanitarë, siç janë shpërnadrja e paketave ushqimore për disa familje me kushte të vështira ekonomike, ka dhënë bursa për student, ka ndihmuar disa pësona për blerjen e medikamentave si dhe ka sposorizuar aktivitetet sportive.Mirëpo, si prioritet kryesor Shoqata “Kraja” ia ka kushtuar planifikimit të ringjalljes ekomomike në Krajë me qëllim që edhe treva e Krajës të ketë nivelin e saj të zhvillimit ekonomik, si çdo trevë tjetër, gjë që do të mundësojë ecjen e saj me kohën, si dhe zbutjen e krizës ekonomike të popullit të vet.
Për këtë në fillimi të vitit 2016 u lindi ideja për ndëtimin e obijektit kulturorë/sallë dasmash me kapacitet prej 500 përsonash në qendër të Krajës-Ostros që do jetë projekti më i madh në Krajë për tre dekadad e fundit. Kjo ide ju prezentua kryesisë të Shoqates “Kraja” nga Isuf Llagja që ishte në vizitë në SH.B.A. Ai na prezatoj ofertën e axhës të tij zotri Xhemal Llagja që jeton në Melbourne të Australi, ku ai ofron token e vet mbi 1000m² në qendër të Krajë-Ostrosit falas për ndërtimin e një “obijekti dasmash” si kushtë që financimin dhe manxhimin ta bëjë Shoqata “Kraja” me seli në New York.Kjo ofertë, si edhe të gjitha ofertat që janë në dobi të vendlindjes, u mirëpriten nga Këshilli i Shoqatës dhe për këtë u mlodh seanca dhe u diskutua gjërësisht dhe u votua nga të pranishmit, ku pro votuan të gjithë, pra gjithsejt 13 vota pro (Datë: 9.10.2016. Rendi i ditës-pika Nr. 1-Diskutime rreth projektit në Vendlindje-Krajë (Salla e dasmave).Pastaj u kontaktua kryetarja e Shoqatës “Kraja”-Degës në Krajë, znj. Medina Cura ku ajo u angazhua dhe bëri dikutime me arkietektë dhe inxhinjerë të ndryshëm ku pastaj prezantoj ofertat Këshillit të Shoqatës. Oferta me e volitshme u paraqit nga arkitekti Korab Kraja dhe Këshilli vedosi që punën të ja besojë atij, punë të cilën po e prezantojmë në vijim.Cilat janë aspektet positive dhe negative që i diskutoj Këshilli i Shoqatës “Kraja”?
Aspektet positive:
1. – Shoqata Kraja planifikon që këtë objekt ta menaxhojë si pronë jo-profitabile (jo-përfituese), ku obijekti jepet me qira për kohën e manifestimit me një çmim të volitshëmqë me to të paguhen shpenzimet për mirmbajtajen e obijektit.
2. – Krijimi i dy vendeve pune, një në menaxhim dhe një në mirëmbajtajen e obijektit
3. – Mundësia e punësimit të kamarjerave nga Kraja
4. – Mundësia e punësimit të kuzhinjerëve dhe ndihmës kuzhinjerëve nga Kraja
5. – Mundësia e shitjes së mishit dhe produkteve buqësore nga Kraja
6. – Mundësija e rritjes të biznesit të shitoreve dhe kafeneve përreth.
Aspektet negative:
1. – Shpërngulja e popullatës nga treva e Krajës krijonë mundësinë që ky objekt të dështojë prej mungesës së manifestimeve.
Shoqata Kraja bënë të qartë se me këtë projekt nuk garanton sukses dhe ringjallaje ekonomike sepse gjendja në Krajë është shumë komplekse dhe se nuk egziston një “plumb magjikë” për përmirsimin e kësaj gjendje. Rruga e përmirësimit të gjendjes ekonomike është e gjatë dhe plotë sakrifica dhe se ky objekt është “një hapë në rrugë të drejtë”.Shoqata Kraja do të marrë vendimin duke u bazuar në dëshirën e shumicës të Krajanëve
Me respekt,Kryesia e Shoqatës “Kraja”
Comentarios