top of page
Writer's pictureAgim Cura

Shoqata Kraja takon z. Ditmir Busahtin në Washington, kërkon hapjen e pikës kufitare Skje-Zogaj

Të Enjtën me 30 Nëntorë 2017 Shoqata "Kraja" pati një ftesë nga Abasadorja e Shipërisë në Washington H.E. Floreta Faber për të festuar Ditën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ku musafir nderi ishte z. Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët të Jashtme i Republikës së Shqipërisë. Aty, delegacioni i  Shoqatës "Kraja" pat rastin të takohet me z. Bushati ku e informuan për gjendjen e vështirë ekonomike në Krajë, pikërisht për mungesën e investimeve shtetrore dhe private, si në sektorin ekonomik poashtu dhe në ato të infrastrukturës dhe në të njëtin çast prezantuan kërkesen zyrtare për hapjen e pikës kufitare Skje-Zogaj, ku ajo do të mundësoj një rritje qarkullimi në rajonin e Krajës dhe më atë edhe rritje ekonomike. Z. Bushati tha që ai ka njohuri për këtë rajon se edhe vetë është me prejardhje nga rajoni i Shkodërs dhe poashtu informoj se hapja e pikës kufitare në Skje-Zogaj është në planin e Qeverisë së Shqipërisë për zhvillimit të turizmit në zonën përbuzë liqenit të Shkodërs, në relacionin Shirokë-Zogaj dhe se inplementimi i planit vëç ka filluar. Pasi që Shoqata "Kraja" e pyeti se a është e vertetë ajo që deklaron pala malazeze se nuk ka kërkesë zyrtare nga Republika e Shqipërisë për hapjen e pikës kufitare, Z. Bushati u pëgjegj se kjo nuk është e vertetë, plani i hapjen së pikës kufitare ia është dorzuar palës malazeze dhe tani nga ato presin përgjegjen.

Delegacioni i Shoqatës "Kraja" takoj edhe Drejtoren  Kabinetit të Ministrisë së Jashtme Odeta Barbullushi, ku ajo shprehi një interseim për kërkesen e hapjes së pikës kufitare Skje-Zogaj dhe ofroj ndihme dhe bashkpunim dhe njikohësisht, në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme pranoj kërkesën zyrtare .

Një falemenderim të posaçëm për z. Ilirjan Fundo. President i Fundo Group Inc dhe Ish Këshilltar në APEN & Albanian American Chamber of Commerce që bëri të mundur këtë takim.



          DORZIMI I KËRKESËS SË SHOQATËS "KRAJA"

MINISTRIT TË JASHTËM TË SHTETIT TË REPUBLIKËS

  SË SHQIPËRISË Z. DITMIR BUSHATI, NË TAKIMIN E  

              ZHVILLUAR NË UASHINGTON DC, SH.B.A.

  1. Ministër mund t’ju informoj se dega e Shoqatës “Kraja” ne vendlindje në bashkëpunim me Bashkësinë Vendore të Krajës (Ostros) kanë filluar në Krajë me datë 18.11.2017 mbledhjen e një peticioni për hapjen e kësaj pike kufitare, me të cilën do t’i drejtohen Qeverisë së Republikës së Malit të Zi. Diaspora krajane këtu në SHBA është e gatshme të kontribojë me të gjitha mundësitë financiare që kemi, për ta bëë realitet këtë investim. Por në radhë të parë, shpresojmë që të filloni negociatat me Qeverinë e Malit të Zi, për hapjen e pikës kufitare Skje-Zogaj. Më duhet të ju kujtoj që këto negociata kanë filluar në vitin 2012 në mes të Qeverisë së atëhershme të Shqipërisë dhe Malit të Zi, por që nuk ka pasur asnjë avancim në këtë drejtim. Te jeni të bindur se impakti nga hapja e kësaj pike kufitare do të ishte i menjëhershëm dhe mjaft pozitiv në të dy anët e kufirit. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

PSE DUHET TË HAPET PIKA KUFITARE SKJE-

                                                ZOGAJ? Duke e parë gjendjen e vështirë që po kalon Kraja dhe emigrimi i vazhdueshëm, hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj, besojmë se do jetë fillimi i një epoke të re në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës së Krajës. Arsyet kryesore për të cilat ne mendojm se kjo pikë kufitare duhet të hapet sa më parë janë: Hapja e pikes kufitare Skje-Zogaj do ta përgjysmonte distancen në mes Krajës dhe Shkodrës nga 40 km që është sot në  vetëm 20 km. Në këtë mënyrë Shkodra do të ishte qendra më e afert urbane e Krajës. Rruga automobilistike Krevar-Ostros-Virpazar  e cila lidhë sot  Krajën me qendrat urbane po degradon çdo ditë e më tepër dhe është mjaft e rrezikshme për banorët e Krajës, e sidomos gjatë stinës së dimrit. Në këtë mënyrë banorët e Krajës do kishin një mundësi më shum për të menjanuar këtë rrugë në raste të veçanta. Hapja e kësaj pike kufitare do të thot dalje nga izolimi, shumë mundësi zhvillimi për banorët e Krajës, e veçanërisht turizmi do të kthehej në qendër  të vemendjes. Kjo pikë kufitare do të ndihmonte në promovimin e Liqenit të Shkodrës në të dy anët e kufirit, e njëkohësisht edhe Kraja do të kthehej në një nga pikat turistike lehtësisht të aksesueshme nga të gjithë turistët. Pjesa më e madhe e të rinjve të Krajës zgjedhin Shkodrën për vazhdimin e studimeve të larta, dhe hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj do t’u mundësonte atyre që të kthehen më shpesh pranë familjeve tyre dhe anasjelltas. Ka shum kranjane që kanë lidhje farafisnore në Shkodër ashtu siç ka edhe shum familje shkodrane me prejardhje nga Kraja që jetojnë në Shkodër. Dhe kjo pikë kufitare do kontribonte që këto lidhje të mos humben. Hapja e pikës kufitare Skje-Zogaj do të zvogëlonte radhët e gjata që krijohen në doganen Sukobin-Muriqan, veçanërisht gjatë verës. Këto janë vetëm disa nga arsyet për të cilat pika kufitare Skje-Zogaj duhet të hapët sa më parë. Përkrahja e këtij peticioni është përkrahje e pikës kufitare Skje-Zogaj. Çdo firmë e këtij peticioni është një zë më shumë në lidhje me këtë çeshtje në drejtim të Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Shqipërisë. Duhen vetë 1,4 km rrugë dhe një marrveshje në mes dy Qeverive që të hapet pika kufitare Skje-Zogaj. Ky peticion është iniciativë e Forumit Rinorë të shoqatës “Kraja” dhe Bashkësisë Vendore Ostros.


6 views0 comments

Comentarios


bottom of page