top of page

Shoqata "Kraja" në New York shpëndan bursa për studenta nga Kraja

Gjatë mbledhjes së parë të këtij viti, Këshillit i Shoqatës “Kraja”, ka miratuar një sërë pikash, të parashikuara në rendin e ditës. Një ndër to ka qenë edhe miratimi i bursave për studentat/tet nga treva e Krajës.

Këshilli i Shoqatës “Kraja” në mbledhjen e saj të mbajtur me datën: 13 Mars 2017, nën pikën e rendit të ditës nr: 1 (Diskutime rreth seleksionimit të studentave/teve për dhënien e bursave për vitin akademik 2016/2017) miratoi një numër të caktuar bursash për studentët krajanë që do të jepen për vitin akademit

2016/2017

Gjatë diskutimit të kësaj pike, kryetari i Shoqatës “Kraja”, z. Hamid Alaj lexoi listën me emrat e studentëve të trevës së Krajës dhe njiherit sqaroi para të pranishmëve se numri i burasave për këtë viti akademik (2016/17) do të vijë në rritje, duke u bazuar në buxhetin që Shoqata posedon. Duhet bërë me dije se Shoqata “Kraja”, për dy muaj radhazi ka pasë të hapur konkursin për bursa të studentëve nga treva e Krajës, të cilët studiojn në Universitetet e ndryshme, kryesisht në Trojet shqiptare por edhe më gjërë. Mirëpo, duke u bazuar në konkursin e shpallur për këto bursa, kemi të paraqitur vetëm dy studente, të cilat përfitojnë bursë në shumën prej $1000 për studente, kurse, duke u bazuar në listën të cilën Shoqata “Kraja” ka në dispozicion, dhe duke bërë seleksionimin sipas asaj liste, përfitojnë bursën edhe 9 studentë të tjerë, në shumën prej $500 për studentë.

Këto bursa përllogariten si shpenzime mesatare të një studenti, apo të një studente, që do të thotë se sa do pak e zbut apo e ndihmon gjendjen e shkollimit të tyre. Ky është viti i dytë që Shoqata “Kraja” ndanë bursa për studentët krajanë, andaj lusim studentët  që në vitet e ardhshme akademike të përcjellin konkursin e Shoqatës për dhënien e bursave, duke mbushur formularin përkatës, ku ata studentë që aplikojnë sipas konkursit dhe mbushin formularin përkatës, do të përfitojnë një shumë më të madhe në para ($), ashtu siç ka ndodhur në këtë vit.

 

Ju bëjmë me dije se, në bazë të listës që disponon Shoqata “Kraja” (ku janë të përfshirë të gjithë studentët e Krajës), Këshilli i Shoqatës “Kraja”, në mbledhjen e saj të mbajtur me datën: 13 Mars 2017, ka bërë edhe seleksionimin e studentëve për ndarjen e bursave për vitin akademik 2016/17, ku për këtë vit akademik (2016/17) përfituan 11 studentë gjithsejt.

 

Më poshtë do të paraqesim listën e përfituesve duke permendur vetem relacionin qe i takon studenti/ja përkatese sepse për arsye etike nuk do bëjmë publike emrat e tyre por do te kontaktohen ne privat studentat përkatës,

 

LISTA E PËRFITUESVE TË BURSËS

 

  1. Ostros i Vogel – $1000 Studente e cila ka konkuruar në bazë të konkursit.

  2. Arbnesh – $1000 Studente e cila ka konkuruar në bazë të konkursit.

  3. Kështenjë $500

  4. Martiq $500

  5. Ftjan $500

  6. Ostros $500

  7. Martiq $500

  8. Arbnesh $500

  9. Arbnesh $500

  10. Relacioni Ljare-Muriq $500

  11. Relacioni Ljare-Muriq $500

  12. Ostros $500

 

Të gjithë studentat dhe studentet që nuk janë përfitues të bursës universitare për vitin akademik 2016/17 kanë të drejtë të paraqesin ankesën e tyre në afat prej 10 ditësh, nga dita e shpalljes së rezultateve në Web faqen e Shoqates “Kraja”. Ankesa duhet të dërgonet në E-mailin e Shoqatës, ku udhëheqsia e Shoqatës “Kraja” do ta shqyrtojë në vazhdim.

Të gjithë Këshilltarët dhe udhëheqsia e Shoqatës “Kraja”, përfituesve të bursës, u urojnë suksese në vitin akademit, pa lënë anash edhe atyre që nuk paten rastin-fatin të përfitojnë bursë për vitin akademik 2016/17.

 

Shoqata “Kraja” – New York

Kryetari Hamid Alaj

2 views0 comments

Comentários


bottom of page