top of page
Writer's pictureAgim Cura

Reagim i Shoqatës "Kraja"

Reagim i Shoqatës "Kraja"

Datë: 7 Mars 2017 Shoqata "Kraja" me seli në New York dhe Dega e saj në vendlindje-Krajë shprehë keqëardhje dhe shqtësim të thellë me rastin e publikimit të një artikulli fiktik në portalin Jedro.bar nga zotri Naser Kraja. Në artikullin e datës 18 Janar 2017 të titulluar "Ledeni bunari Ostrosa: Stvarnost, legenda i istorija" autori përshkruan Ublat e Boulej me fakte të thrilluara dhe pa kurrfarë baze historike. Ublat e Boulej nuk janë ndertuar mbi mite dhe legjenda por nga njerëz të vertet pikërisht banorët e Boulejve dhe fshatrave për rreth. Kërkojmë urgjentisht që portali Jedro.Bar dhe autori i këti thrillimi të tërheqin këtë shkrim të turpshëm që dëmton rëndë historinë dhe trashëgiminë tonë kulturore. Njëkohësisht kërkojmë garanci nga Komuna e Tivarit dhe të gjithë faktorët tjerë relevant që në asnje moment mos ti cënojnë vlerat kulturore shqiptare të banorve të Krajës. Shoqata  "Kraja" dhe Kranjaneët në përgjithësi mirpresin çdo promovim turistik që i bëhet Krajës por jo me histori falso dhe me tendenca homogjene. Kraja ka nevojë për infuzion ekonomik por jo operacion plastik. Tendenca të till janë kotnraproduktive, krijojnë mosbesim dhe premtojnë një të ardhme të errtë. Për të gjith ata që janë të interesuar për historin e vertet të Ublave të Boulej Shoqata "Kraja" ju sjell historin e vertet të tyre përmes dëshmitrëve të gjallë e jo miteve dhe legjendave. Shoqata "Kraja" - New York Shoqata "Kraja"-Dega Krajë

4 views0 comments

Comments


bottom of page