Komuniteti ynë ka treguar vazhdimisht bujari të pamasë dhe mbështetje të palëkundur për iniciativat tona humanitare. Nëpërmjet ngjarjeve të ndryshme për mbledhjen e fondeve dhe përpjekjeve vullnetare, Shoqata Kraja ka qenë platformë me një ndikim të rëndësishëm tek njerzit në nevojë. Numri i lartë i donacioneve dhe gatishmëria për të dhënë një dorë ndihme ilustron vërtet bujarinë dhe unitetin brenda komunitetit tonë.
I tillë ishte edhe iniciativa e fundit që morëm për të ndihmuar një djaloshë të ri nga Gjakova të kapërcejë pengesat financiare prej $10,385.00 dollarëve për të bërë një operacion urgjent për trajtimin e skoliozës në një spital të specializuar në Turqi.
U mblodhëm të gjith brenda Shoqatave Kraja, Muriqi, Besi dhe Gjakova por edhe kontribute individuale nga shoqëria e Muriqit, Besit por edhe nga komuniteti i biznesit si Hajdari Group dhe Arberia Restaurant që e bën ketë veper të mundur.
Ju falenderojmë pa masë, kurse Adilit të vogël sherim të shpejt dhe kthim sa më të shpejt në gjirin familjarë.
Comments