KUMTESË PËR OPINIONShoqata “Kraja” me seli ne New York dhe Dega e Shoqates në Krajë, kanë realizuar dhe do të vazhdojnë të realizojnë dhe të ndjekin me perpikëshmëri planet që i kanë vendosur vetes në të mirë të komunitetit që përfaqësojnë.E dimë se gjatë realizimit të qëllimeve mund të hasim në vështirsi dhe tendenca për të ngadalsuar punen në mënyra të ndryshme, dhe poashtu ka prej atyre që kerkojnë me cdo kusht të përbaltin dhe të dezinformojnë masën e gjërë mbi veprimtaritë e Shoqates, dhe përfaqsuesve të sajë. Por, ne duam të ju garantojmë të gjithve se qëllimi jonë është i qartë, ai është të veprojmë në të mirë të Krajës derisa të mbetët një kranjan i fundit në KrajëQëllimi jonë është të bashkohëmi, të bashkëbisedojmë, të shkëmbejmë mendime e në fund ti bëjmë vepra pa u tërhjekur mrapa.Qëllimi i Shoqatës është sa humanist aqë edhe atdhetarë.E dashuria për atdheun tregohet me punë, me vepra konkretë, duke i shfaqur në mënyrë të drejtë të mirat që posedon vendlindja, duke i promovuar vlerat e vendlindjes që e dimë se nuk janë të pakta.E dimë se të ia arrimë qëllimeve kërkon punë, përkrahje financiare dhe vullnet gjëra të cilat nuk na kanë munguar, dhe për këtë duhet të falenderojmë të gjithë donatorët që kanë besuar tek puna jonë dhe që janë të gatshëm ti përgjigjen thirjes së vendlindjes.Me respektShoqata Kraja New York/ Shoqata Kraja Dega Krajë
Comments