top of page

Jep dorëheqjen Kryetari i shoqatës "Kraja" - Hamid Alaj

        JEP DORËHEQJEN KRYETARI I SHOQATËS "KRAJA",

HAMID ALAJ


Të nderuar qytetarë krajanë!


Të nderuar antarë të kryesisë, këshilltarë, aktivist, simpatizantë dhe gjithë juve që ja doni të mirën Shoqatës “Kraja”!

Me keqardhje më duhet të ju njoftoj se kam vendosur të jap dorëheqje të pakthyeshme nga posti i Kryetarit të Shoqatës “Kraja” si dhe nga pozita e antarit të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj shoqate.

Me krenari për shërbimin e kryer deri në këto çaste, ndaj qytetarit krajan dhe trevës së Krajës, por edhe më gjërë, me nderim ndaj çdo kujtë që kemi pasur rastin t’i ofrojmë ndihmën tonë si shoqatë, i deklaroj opinionit publik dorëheqjen time të parevokueshme si Kryetari i Shoqatës “Kraja”.

Si një anëtar, për disa vite i Shoqatës “Kraja”, por si një udhëheqës i ri dhe pa përvojë në krye të një shoqate siç është Shoqata “Kraja”, për një kohë kaq të shkurtë në krye të saj, më shtyri që të punoj me përkushtim, të veproj dhe të sfidohem aq shumë sa kurrë nuk e kamë bërë në jetën time, një punë të tillë me kaq dashamirësi për komunitetin krajan dhe për vendlindjen tonë të dashur Krajën.

Punët e bëra së bashku me stafin udhëheqës të Shoqatës “Kraja”, si në diasporë poashtu edhe në vendlindje, ishin disa nga sfidat me të cilat u përballa për këtë pak kohë sa isha në krye të Shoqatës “Kraja”, ku mbi dy vite punë, u mundova për ta rritur dhe afirmuar sa më tepër Shoqatën “Kraja”, jo vetëm në diasporë por edhe më gjërë, me aq sa kam pasur dije e mundësi. Ne ndoshta, nuk kemi bërë atë më të mirën, por kemi bërë aq sa kemi mundur dhe me këtë rast i falenderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur në çfarëdo mënyre qoftë ajo.

Fillimi i punës ishte i mbarë, aktivitetet ishin në nivelin e duhur dhe ishim një grup punues i mirë dhe punonim me vullnet të mirë të gjithë edhe pse brenda shoqatës, një grup tjetër këshilltarësh as që ja dinin “derën”, edhe pse ftoheshin me kohë për pjesmarrjen në mbledhjet e shoqatës, dhe ajo vazhdoi për një kohë të gjatë, por me mirkuptim u tejkalua edhe kjo situatë.

Angazhimi im si dhe angazhimi i bashkëpunëtorëve të mi gjatë kësaj periudhe sa isha në krye të Shoqatës “Kraja”, ka qenë vazhdimi i punëve dinjitoze për rritjen e historisë së bujshme të shoqatës, që shumë shpejt u bë një ndër shoqatat më të njohura në diasporën shqiptarë këtu ku ajo vepron, si dhe në trevën e Krajës ku vepron Dega e sajë, për rolin dhe kontributin e pamohueshëm që ka dhënë ajo.

Mirëpo, gjatë kësaj periudhe sa isha Kryetar i Shoqatës “Kraja”, u përballa, pa mohuar të them, me akuza dhe kritika joparimore kryesisht të bazuara mbi hamendje dhe interesa të ngushta përsonale, e që them me plot fjalën e gojës, krejtësisht të pa baza, por gjithnjë jam i gatshëm që të ju përgjigjem të gjitha akuzave çfarë janë shprazur mbi mua si Kryetar dhe mbi Shoqatën “Kraja”, gjatë udhëheqjes time në krye të saj, sepse janë paramendime akuzash dhe shpifje të dalura nga individ të cilët nuk ja duan të mirën shoqatës. Këto akuza nuk më frigojnë, përkundrazi më forcojnë, por nuk më lejon ndërgjegja dhe dinjiteti të jem udhëheqës i atyre individëve që lëshojnë akuza, shpifje, urrejtje madje edhe vjedhin vrerë duke më akuzuar se “gjoja paskam bërë një grup-klan brenda shoqatës dhe i bëjë punët e shoqatës ashtu siç na duhen neve e jo udhëheqësisë së shoqatës dhe komunitetit që kjo shoqatë përfaqëson”. Jam i sigurtë të them se të gjitha dëshirat dhe angazhimet e mia brenda shoqatës kanë qenë të palëkundshme për aspiratat dhe arritjet e Shoqatës “Kraja”, kurrë nuk kam bërë dallime apo diskriminime, të çfarëdo aspekti qofshin ato, ndaj udhëheqësisë së shoqatës, e jo më të formoj grup-klan brenda saj. Qasja ime gjatë ushtrimit të detyrës si Kryetar i Shoqatës “Kraja”, gjithherë ka qenë reflektim i një përgjegjësie të ngritur përmes strukturave të parapara me regulloren e shoqatës. I bindur në pafajësinë time ndaj gjithë këtyre akuzave, dorëheqja ime nuk nënkupton ikjen nga përgjegjësia, përkundrazi jam i gatshem të përgjigjem për të gjitha akuzat e shprazura ndaj meje gjatë periudhës sa isha kryetar i Shoqatës “Kraja”.

Ndjehem i lumtur që gjatë kësaj periudhe, (Dhjetorë, 2015 – Mars, 2018), në një periudhë të rimëkëmbjes së Shoqatës “Kraja”, së bashkut me stafin udhëheqës të saj, kam ndihmuar sado pak për afirmimin dhe mundin që kam dhënë së bashku me të tjerët për të mirën e shoqatës dhe komunitetit që ajo përfaqëson.

Dorëheqjen time e konsideroj të imponuar edhe nga rrethanat e përgjithshme si dhe nga angazhimet e shumta në punët e përditshme dhe ato familjare si dhe projektet e mija individuale, ku më marrin një kohë shumë të gjatë dhe duke mos pasur kohë që të mund t’i kryej ato, nga angazhimet e shumta brenda shoqatës.

Ishte një nder dhe privilegj i veçantë që unë drejtova për këto vite Shoqatën “Kraja”. Ishte një nder dhe privilegj i veçantë që komuniteti krajan më dha besimin e plotë që të jem udhëheqës i shoqatës së tyre, sepse ato çdo herë i pata afër meje dhe stafit udhëheqës të shoqatës, andaj meritojnë një respekt të veçantë.

Unë falenderoj të gjithë ata njerëz që kemi udhëhequr shoqatën së bashkut për këtë periudhë kohore, sepse ato meritojnë respekt për punën që kanë bërë që Shoqata “Kraja” të jetë në këtë nivel që është sot. Të gjithë atyre që pata rastin të bashkëpunoj në udhëheqjen e shoqatës, duke i falënderuar për bashkëpunim të deritashëm, dua të ju lutem që të pranoni dorëheqjen time.

Unë, Shoqatës “Kraja” dhe udhëheqësisë së sajë në vazhdim i uroj shumë suksese.

Me respekt.

Kryetari i Shoqatës “Kraja” (Në dorëheqje)

Hamid Alaj

Mars, 2018


7 views0 comments

Comments


bottom of page