Festivali i Parë Rinor Shqiptar "Tradita"
Shoqata Kraja me seli ne New York e mbylli aktivitetin e saj për vitin 2019 me Festivalin Rinor “Tradita”
Ky festival, i pari i këti lloji dedikuar fëmive shqiptar ne New York terhoqi vemendjen e shumë bashkombasve tanë në New York si dhe të mediave shqiptare dhe Amerikane.
Gjatë performancës dy orshe fëmijët vallzuan dhe kënduan këngë shqipe duke mahnitur spektatoret e shumtë që kishin mbushur teatrin e shkollës në Staten Island.
Të gjithë fëmijët ishin të veshur me kostume tradicionale Krajane por edhe nga trevat tjera si Ana e Malit, Tropoja dhe Ulqini.
Spektaklin e moderoj Kozeta Turishta, ish gazetare e TopChanel, kurse fjalimin e hapjes e bëri Fatmira Curaj, fituese e çmimit të parë në Panairin e Shkencës dhe Inxhinjerisë të NjuJorkut.
Të pranishmit i pershendeten Imami i Qenders Islame Shqiptaro-Amerikane ne Staten Island zotri Tahir Kukaj si dhe kandidati për asamblen shtetrore të New York-ut zotri Marko Kepi. Ndër të pranishmit në festival ishin edhe kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra zotri Dash Myftari si dhe kryetari i Shoqatës Ana Malit zotri Safet Llolla.
Vitet e fundit Shoqata Kraja ka pasë një intensiteit të lartë aktivitetesh si në New York ashtu edhe ne vendlindje.
Falë perkrahjes së komunitetit dhe donatorve Shoqata Kraja me sukses ka kontribuar në rrafshin humanitarë duke dhuruar bursa per student nga Kraja si dhe ndihmë financiare dhe ushqimore për familjet në nevojë.
Festivali Rinor “Tradita” ka ngjallë edhe interesim të shoqatat tjera kryesisht në Staten Island dhe shpresojmë që festivali tjetër do të ketë edhe më shumë femijë nga trevat tjera shqiptare.
Ne fundë Kryetari i Shoqatës Kraja Zotri Dul Perashi pershendeti të pranishmit duke i falenderuar per pjesmarrjen dhe përkrahjen e vazhdueshme qe komuniteti ynë i ka dhanë Shoqatës Kraja.
Teksti i plotë i fjalimit të kryetarit Dul Perashi;
"Të ndëruar zonja dhe zotrinj, të ndëruar miqë dhe dashamirë të shoqatës Kraja, të ndëruar anëtar, të ndëruar prind, të ndëruar motra dhe vëllezër shqiptar, mirë se erdhët në Festivalin e pare Rinor Shqiptar “Tradita”.Kam nderin që sot të jem para jush në një manifestim që është fruta e punës së palodhur dhe e vullnetit të mirë të Krajanve atëdhedashës. Shoqata Kraja si edhe shoqatat tjera shqiptare këtu në SHBA kanë për qëllim të shërbejnë si urë që ofron diasporen me vendlindjen. Kjo bëhet përmes aktiviteteve humanitare, sportive dhe kulturore të organizuara plotsisht me punë vullnetar. Por kjo punë nuk është pa sakrifica, ajo kërkon të sakrifikosh kohën e lirë dhe të sakrifikosh mjetet financiare, dhe e gjithë pa kompenzim, pa shpërblim dhe pa levdata. Por pë mua si edhe ato që janë të sinqertë në misionin e tyre, shpërblimi vjen në mënyrë të kënaqsisë shpirtrore që nuk mundësh ta blesh dotë me para, shpërblimi vjen nga loti i gzimit të një nene që fal bursës apo ndihmës finaciare shkollore do këtë mundësi ta shkollojë fëmijën e sajë, shpërblimi vjen nga prindi që me lot gëzimi të thotë falemindrit që ma mundsuat ta shëroj djalin dhe shpërblimi vjen kur I shikon djemt e vajzat të veshura me kostumet tradicionale krajane duke vallzuar vallen e bukur shqiptare. Nuk ka shpërblim me të madh se kjo. Para një muaj, grupi i valltarve nga Kraja morri pjesë në Festivalin e 29 Shqiptarë në Bronx, ishte hera e pare që Kraja merr pjesë në një festival të tillë, aty për here të pare u vallzua vallja krajane, për mua dhe për të gjithë krajanët present nuk kishte krenari më të madhe se kjo, ishte kjo një kënaqasi shpirtrore që ja vlen çdo sakrifice. Por shpërblimi shpirtror nuk është vetem për ne por është për të gjithë anëtarët dhe donatorët që vazhdimisht kontribuan dhe vazhdojn të kontribojnë për misionin tone. Dua të faleminderoj nga zemra të gjithë ato. Falemiderit shumë. Falë kontributit tuaj Shoqata Kraja për katër vitet e fundit ka shpërndar mbi 40000 dollar bursa apo ndihma financiare për studenta në Krajë Falë kontributuit tuaj Shoqata Kraja për tre vite ka shpërndare mbi 10000 dollar paketa ushqimore pë familjet me veshtirsi ekonomike në Krajë Falë kontributit tuaj Shoqata Kraja ka ndërtuar shtëpi të re me vlerë mbi 40000 dollar për një familje që shtëpija e tyre u shëmb nga dëbora. Falë kontributit tuaj Shoqata Kraja ka grumbulluar 31000 dollar për sherimin e nje të riu në Kraj me smundjen e kancerit. Falë kontributit tuaj Shoqata Kraja ka grumbulluar mbi 30000 dollar për viktimat e tërmetit në Shqiperi. Kto janë veç disa nga aktivitetet që vlen të përmenden dhe e gjithë kjo bërë e mundur falë bujarisë tuaj. Në aktivitetet e Shoqatës Kraja kontribut kanë dhënë edhe donator nga trevat tjera shqiptare, për këtë falenderim të veçant kam për donatorët nga Ana Malit që vazhdimisht kanë kontruar në aktivitet tona. Faleminderit shumë. Falenderim të posaçëm për të gjithë mysafirë nderi present që na ndëruan me prezencen e tyre. Dua të falenderoj këshilltarët dhe vullnetarët e Shoqatës Kraja që me punë dhe vullnetin e tyre u bënë të mundur realizimin I aktiviteteve tona. Poashtu dua të falenderoj prindrit dhe fëmijët në programin vallzimi që me shumë entuziazme erdhen dhe mësuan vallen shqiptare. Ishte kënaqesi e veçant që edhe pse këto fëmije janë të lindur dhe të rritur në mërgim, dashurija për vendlindjen e priderve të tyre nuk mungon. Tani, falenderim të veçant kam për një artiste të merituar, për një mjeshter të madh të vallës shqipe që pa to ky festival nuk do ishte i mundur, ajo është Angjelina Nika. Tani rradhen e falenderimit e ka një vajz krajane shume e talentuar. Ajo tani është bërë mjeshter e valles shqipe dhe gjithmonë ishte present me Angjelinën duke mësuar koriografinë nxënsve tanë. Ju lutem në skenë Nadia Hoxha. Dhe me ne fund falenderim të veçant poashtu për një vajzë shumë të talentuar, ajo është Shkodrane por edhe aqë krajane dhe kam nderin që ajo pranoj ftesën tone të bejë prezantimin e këtij program. Zonja dhe Zotrinj para jush Kozeta Turishta. Faleminderit në pjesmarrje dhe mirë u pafshim në festivalin e ardhshëm." Pas festivalit për të pranishmit kishte ushqime, embëlsira dhe pije të ndryshme. Falenderim special për kontribut në realizimin e programit kanë: "TRATTORIA TOSCANA" me pronar Adrian Lakja, Shkelqim Lakja dhe Ergyl Kopshti "EVERYTHING BAGEL AND DELI" me pronar Vedat Gjençiqi "ROZAFA PRO" me pronar Isuf Gjoni DJ MIRSAD GJINA SALON ILLUSION me pronare Sadete Vukaj
Comments