top of page

Apel për ndihmë


APEL PËR NDIHMË! Të nderuar bashkëkombas, miq, shokë dhe gjithë Ju të tjerët!

Ju njoftojmë se para dy ditëve morem lajmin se familja e Lan Tahir Cana (zyrtarisht Canoviq) nga lagja Runj i trevës së Krajës, apelon për ndihmë për birin e tyre, Ilmi Lan Cana! Po kush janë prindërit e Ilmisë, sigurisht se njerëzit e dinë, sidomos ato të trevës së Krajës dhe të Shestanit. Ne nuk mund ta përshkruajmë krejtësisht gjendjen e tyre ekonomike edhe pse ato bëjnë çmos për të mbajtur veten dhe fëmijët e tyre, por fati deshi që kësaj radhe të kenë nevojë për ndihmën tonë. Ilmi Lan Cana, 23 vjeçar është diagnostifikuar me tumor (kancer) në organet gjenitale dhe si pasojë e kësaj sëmundje, ai është operuar një herë, kurse tani duhet të mbahet nën kontrollin e vazhdueshëm mjeksorë, me çka familja e Lan Tahir Cana, nga gjendja e vështirë ekonomike e ka shumë të vështirë t'i përballojë shpenzimet e nevojshme për trajtim të duhur dhe të mëtejshëm të birit të tyre Ilmisë. Edhe pse tani mbahet nën kotrroll të vazhdueshëm mjekësor, sipas disa informatave të mjekëve thuhet se ndoshta ka nevojë edhe për një operacion të dytë. Ju e dini se trajtimi i sëmundjeve të tilla kushtojn shtrenjtë, kurse familja ka shfrytëzuar çdo të ardhur për të vazhduar kurimin dhe për ta mbajtur nën kontrollin e vazhdueshëm mjeksorë birin e tyre Ilminë. Ndihma e juaj është më se e nevojshme, sa do pak për këtë familje në nevojë është shumë! Me këtë rast apelojmë edhe ne si shoqatë (Shoqata "Kraja") që e kemi marrë përsipër grumbullimin e ndihmave për kurimin e djaloshit  Ilmi Lan Cana, ku të gjithë së bashku kemi mundësi të japim kontributin tonë!    Të nderuar bashkëkombas, kemi bindjen e plotë që ju dhe ne së bashku me dëshirën më të mirë do të ja arrijmë të grumbullojmë ndihmat e nevojshme për këtë familje në nevojë. Kemi bindjen e plotë se njerëzit e biznesit, bashkëatdhetarët dhe gjithë vullnetmirët do të bëhemi bashkë dhe do t'i dalim në ndihmë kësaj familje! Ndihmat e juaja mund ti dorëzoni te këshilltarët e Shoqatës "Kraja", dhe ate siç vijon:

EMRI DHE MBIEMRI NUMRI I TELEFONIT

Hamid Alaj        917-257-4452

Ahmet Vela        718-308-1308

Dul Perashi        347-733-4627

Shuqo Braca        917-617-7003

Safet Doçi        718-873-7987

Agim Cana        973-713-4594

Qamil Demiri        646-821-3678

Lulzim Popi        347-341-2163

Shpetim Bardhi        646-683-3020

Naim Haxhimurati        917-270-9331


Me rrespek të veçantë:


Udhëheqësia e Shoqatës "Kraja"   

3 views0 comments

Comments


bottom of page